Veprat e mira po shtohen, një tjetër projekt do të nisë për shqiptarët në Lezhë

 Veprat e mira po shtohen, një tjetër projekt do të nisë për shqiptarët në Lezhë

Thumana tashmë është një ëndërr e kthyer në realitet.

Por falë bamirësisë së shqiptarëve, do të mund të kthejmë në realitet të tjera ëndrra, që si kryefjalë kanë ofrimin e ndihmës për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ditën e djeshme përcollëm lajmin e mrekullueshëm se në Pezë ka nisur tashmë punë për ndërtimin e një lagje të re për të prekurit nga tërmeti. Pas 155 familjeve në Thumanë, të tjera familje shqiptare do të bëhen me banesa të reja.

Por veprat e mira do të shtohen edhe më tutje. Së fundmi është arritur akordi me bashkinë e Lezhës. Fondacioni Firdeus do të ndërtojë një pallat me apartamente për shqiptarët e prekur nga tërmeti atje.

Kudo ku ka nevojtarë, Fondacioni Firdeus dhe Shqiptarët për Shqiptarët do të jenë afër, për t’i përkrahur. Së shpejti do të sjellim më shumë detaje në lidhje me projektin në Lezhë dhe të tjera projekte, vepra të mira që bëhen të mundura falë shqiptarëve bamirës.