Vitet 1900, kur historinë e Shqipërisë e gjeje në çokollata gjermane

 Vitet 1900, kur historinë e Shqipërisë e gjeje në çokollata gjermane

Disa pamje mjaft të veçanta kanë dalë në dritë dhe që i përkasin një kohe krejt tjetër. Është e çuditshme, por në Hamburg të Gjermanisë kanë dalë në dritë disa seri të vjetra të ambalazheve të çokollatave. Disa seri të tyre, rreth viteve 1916-1923 i përkasin pikërisht Shqipërisë.

Kompania ‘Gartmann Schokolade” e cila prodhon çokollata që nga fillimi i viteve 1800, i ka rezervuar dhe një vend Shqipërisë dhe kostumeve tradicionale shqiptare.

Këto janë disa prej ‘serive’ që I janë kushtuar Shqipërisë.

Kompania në fjalë madje përpilonte dhe libra me koleksionin e ‘fotove’ (ambalazhimeve) që ka bërë në dy shekuj.