Zjarrfikësi merr trupin e të bijës 7 vjeçare, nga rrënojat e tragjedisë në Florida

 Zjarrfikësi merr trupin e të bijës 7 vjeçare, nga rrënojat e tragjedisë në Florida

Photo/ Reuters

Një prej pjesëtarëve të forcave zjarrfikëse që po punojnë në ndërtesën e shembur në Florida, ka nxjerrë prej aty trupin e pajetë të së bijës, një 7 vjeçare.

Lajmi i kobshëm u bë publik mbrëmjen e djeshme në median amerikane dhe në mbarë mediat e mëdha të huaja, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet. Deri më tani 22 janë viktimat, ndërsa 126 persona ende janë të humbur.

Sipas mediave të huaja, babai i viktimës nuk ka qenë në momentin kur e bija është nxjerrë e pajetë nga rrënojat. Vajza kishte qenë në ndërtesën që u shemb më 24 qershor së bashku me mamanë, gjyshërit dhe tezen.

“Kur ai u bë me dije se grupi ishte afër gjetjes së trupit të vajzës së tij, ai erdhi dhe qëndroi përkrah disa prej kolegëve të tij zjarrfikës. Bëmë të mundur që t’ja sillnim trupin e të bijës, si një mundësi të fundit që ai t’i thoshte lamtumirë”-tha kapiteni i zjarrfikësve të Majemit Ignatius Carrol

Babai i vogëlushes më tutje ka marrë trupin e të bijës. E ka mbuluar me një xhaketë dhe ka vendosur një flamur amerikan.

7 vjeçarja është i treti fëmijë që gjendet nënë rrënojat e godinës së shembur në Majemi.