9 vjeç dhe kurrë nuk e ka festuar ditëlindjen: Mami nuk ka mundësi

 9 vjeç dhe kurrë nuk e ka festuar ditëlindjen: Mami nuk ka mundësi

“Unë s’kam festuar asnjë ditëlindje… kurrë. Vetëm kur më ftonin nëpër festat e të tjerëve, mendoja kur të më vijë ditëlindja mua, a do të kem ndonjë dhuratë, ndonjë tortë. Kurrë nuk kam patur.”

Këto janë fjalët e Jonidës, 9 vjeçares që kurrë nuk pati një ditë të lumtur, njëlloj si fëmijët e tjerë. Historinë e saj e përcolli emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, bashkë me lutjen e saj për ndihmë.

Por kjo është e para herë ndoshta përgjatë gjithë këtyre viteve në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku përballemi me një fëmijë 9 vjeç, që kurrë nuk e ka festuar ditëlindjen.

Jonida: Ditëlindjen nuk e festojmë dot, vetëm bukën e përditshme. Mami ma ka fshehur ditëlindjen. I thoja kur e kam ditëlindjen, mami nuk ma tregonte, se nuk kishte mundësi për të ma festuar. Nuk mundesha dot ta shihja ashtu duke qarë.