“Zoti ma ka shkruar kështu fatin, një kafshatë bukë s’e kam kërkuar”

 “Zoti ma ka shkruar kështu fatin, një kafshatë bukë s’e kam kërkuar”

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u trajtua historia e familjes Veseli në Shkup të Maqedonisë. Në banesën e fundit në të cilën kanë jetuar, Familja Veseli nuk mundën të paguanin qiranë dhe dritat për muaj të tërë. Por më e keqja nuk kishte ndodhur, atë natë pronari i shtëpisë i nxjerr jashtë, për shkak të mos pagesës së qerasë. Mbetën mes katër rrugëve. Nuk dinin ku të shkonin, nuk kishin ku ta kalonin natën, në park bënte shumë ftohtë.