Mblidhte bidonë në rrugë, shqiptarët e bënë me shtëpi! Fjalët prekëse të Zanës në varrin e të shoqit

 Mblidhte bidonë në rrugë, shqiptarët e bënë me shtëpi! Fjalët prekëse të Zanës në varrin e të shoqit

E vetme dhe e pashpresë. I shoqi i ndërroi jetë vite më parë dhe e la fillikat me të birin e vogël. Aq e vështirë ishte jetesa, saqë shpesh kjo grua detyrohej të rrëmonte në kazanët e plehrave për shishe plastike.

Kjo ishte historia e dhimbshme e Suzana Polios nga Fieri.

“Në 2008 burri, Spiro, u largua në Greqi ndërsa në 2013 ndodhi fatkeqësia, i ra infarkt në zemër. Ishte 48 vjeç… Ulëriste babai atje në shtëpi. Mendova se kishte vdekur halla. I thash baba çfarë ka ndodhur, ka gjë halla? Jo më tha… në atë moment rash përtokë dhe nuk përmendesha dot.”-thoshte Zana.

Fatmirësisht asaj i qëndruan në krah shoqet. Shumë prej tyre i njohu në xhami dhe kur ato e panë se në çfarë gjendje jetonte ajo, menjëherë iu bënë motra të vërteta, duke e ndihmuar mesa kishin mundësi.

“Kur mbante Ramazan, i ra të fikët. Kur e sollëm nga spitali këtu doja të gjeja dritën , nuk e gjeta shikoj vetëm rrëmuje dhe lagështirë. E pyeta ti ke ngrënë: Jo më tha. Unë e cel me ujë dhe sheqer dhe e mbyll me ujë dhe sheqer.”-deklaronte për emisionin njëra prej shoqeve të Zanës, Brunilda.

Emisioni Shqiptarët për Shqiptarët e përcolli në detaje historinë e Zanës në majin e vitit 2019. Me ndihmën e bamirësve, brenda javës emisioni i bëri surprizën e jetës. Shqiptarët i dhuruan një shtëpi Zanës dhe e larguan nga banesa me qira ku ajo shtynte ditët.

Tashmë kanë kaluar thuajse dy vite. ‘Shqiptarët për Shqiptarët.info’ shkoi ta vizitonte sërish Zanën. Ajo na pret së bashku me të birin e buzëqeshur. Na thotë me lot në sy se çoi të birin në varrin e Spiros, bashkëshortit të ndjerë. I tregoi se shqiptarët nuk e kishin lënë të vetme.

Djali i Zanës na thotë kësaj here se ëndërr ka të bëhet berber dhe piktor. Para dy vitesh derdhte lot për të ëmën, por sot mezi pret që të nisë e mbyllë gjimnazin për të ndihmuar nënën.

Suzana nuk nguron të kujtojë shoqet e saj të dashura. Na thotë se vijojnë t’i qëndrojnë në krah.

Për më tepër ndiqni klipin