“Je shumë e fortë o nënë” Elvisi e Fatma takojnë të moshuarit që humbën tre djemtë
“Shqiptarët për Shqiptarët” kan shkuar sërish në një shtëpi që ka parë vuajtje e tragjedi të shumëfishta. Elvisi e Fatma Naçi vizituan familjen Peshku në një fshat të Fierit. Në hyrje i pret nënë Hajria, një grua që mban në shpirt vdekjen e tre djemve.
Nënë Hajria: Mirseerdhët
Elvis Naçi: Si je nënë?
Hajrie: Mir faleminderit.
Naçi: A je lodh?
Hajrie: Po nga pak, merzit po lodhur jo
Elvis Naçi: Shyqyr që nuk puqen të dyja nënë Hajrie, se kur puqen dhimbja e sëmundjet… shyqyr Zotit do të vijnë ditë më të mira, se vuajtjet e tua i ke shpjeguar tashmë. Si janë fëmijët nënë? Se ata nuk po shohin një ditë të gëzueshme. Jetimët janë një fokus i yni, se kur ke hall e nuk ke prindër… Përveç atij që e ka kaluar, nuk e kupton kush tjetër.
Fatma: Je shumë e fortë nënë
Hajrie: Ça të bëj, duhet të bëhem e fortë.
Nuk e kam besuar kur kam dëgjuar rrëfimin tënd.
Elvisi: Durim paç moj nënë. Shpresojmë që ishalla më mirë të bëhet, por ti nënë ke patur durim të madh. Njerëzit nuk durojnë dhimbjet, e jo më humbjet që ke provuar ti
Elvisi: Hajde gjysh Islam. Si je me shëndet, a mbahesh? Si keni kaluar?
Gjysh Islami: Me halle me vuajtje, me durim… punët e Zotit janë të gjithat
Elvis Naçi: Janë punët e Zotit, por ku janë njerëzit e Zotit? Se Ai na ka sprovuar neve duke i dhënë disave halle, sprova. Po ku janë ata që dëgjojnë mesazhin e tij për t’ju gjendur atyre që janë sprovuar. Se këtu ka njerëz me halle e sprova po nuk ka njerëz të Zotit që s’po dëgjojnë kushtrimin e Tij për t’i dhënë mbështetje tjerëve. Të gjithë kanë nevojë për një mbështetje. Ajo që u ka ndodhur juve është me të vërtetë hall dhe prandaj ne jemi këtu.