Paralajmërimi i Elvisit: Mos u mashtroni nga njerëz që hapin faqe fallco nën emrin tim

 Paralajmërimi i Elvisit: Mos u mashtroni nga njerëz që hapin faqe fallco nën emrin tim

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Elvis Naçi i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, që të mos bien pre e mashtruesve në rrjetin social.
Elvisi tha se emisioni ka ‘korsinë’ e tij, por ka plot mashtrues që janë përpjekur e vijojnë të përpiqen për të mashtruar. Madje shumë prej tyre tentojnë të mashtrojnë shqiptarët për t’i zhvatur para.
Elvisi solli shembullin e atyre që hapin profile false nën emrin e foton e tij, me qëllim mashtrimin.
“Ne kemi thënë gjithmonë, ne jemi vetëm një korsi e shumë njerëzve të mirë e përpiqemi në atë korsinë tonë. Kush thotë vetëm unë jam, ai gabon dhe nuk i bën gjërat me qëllime të mira.
Në fund fare, mos harroni vëllezër e motra, se e bën për shpirtin tënd të mirën. Dije se cdo e mirë, se mbase ndonjëherë njerëzit janë mosmirënjohës… e rëndësishme është që kur ti bën të mirën, le ta dish se nuk ka mundësi që ai që bën mirë të gjejë të keq.
Tani, mashtruesit e njerëzit që bëjnë gjëra jo të mira, normal që do të vazhdojnë. Ka disa faqe që hapen e vendosin foton time. Bëjnë sikur shpërndajnë lekë. Tallen me njerëzit. Abuzojnë dhe u thonë ke fituar 10 mijë euro, por më dërgo 200 euro që të sjell paratë në llogari. U thonë njerëzve që këtë e ka Elvis Naci, por mos u mashtroni. E vetmja faqe e imja dihet që është ajo në facebook.
Ne disa faqe i kemi mbyllur, por hapen faqe të tjera, se një e tillë hapet brenda ditës dhe vendosin foton time, por duken se nuk kanë asnjë ndjekës.
“-tha Elvis Naçi.

Sidrit Bejleri: Nga këtu duhet ta kuptojnë, nuk i kemi kërkuar kurrë kujt dicka përvecse thirrjes që kemi bërë për vëllezërit e motrat. Pati ndodhur dhe ne sezonin e dytë, hapën një adresë false nën emrin tim dhe u kërkonin para njerëzve.
Elvisi: Ka njerëz që nuk e dinë e mund të mashtrohen dhe ne gjithmonë duhet ta vëmë në dukje këtë.