9 vjeç, ka kryer 20 operime! Prindërit e Deanit i luten shqiptarëve: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën
Deani është vetëm 9 vjeç dhe ka kryer deri më tani 20 ndërhyrje. Trupi i tij po lëngon në dhimbje, në vuajtje që duket se nuk kanë fund.
“Shqiptarët për Shqiptarët” e përcollën këtë të premte historinë e trishtë të Deanit, i cili ka nevojë për ndërhyrje emergjente që jeta e tij të shpëtohet. Atij i duhet një transplant i veshkave. Dhurues do të jetë i ati, i cili për emisionin thotë me zërin e dridhur këto fjalë
“Kam frikë se nuk do të rrojë dot më”
Nëna e Deanit na tregon disa momente që të prekin në shpirt. Vetëm një lutje ka kjo nënë.
“Ka kryer mbi 20 operacione djali. Më kërkoi mua, ma bëri me dorë. I vajta afër dhe shikonte nga tavani. Më tha unë po iki lart… i thash jo, jo tani.
Mjekët na thanë që kërkon transplant sepse nuk i përballon dot më krizat. Kjo do të thotë se ka ardhur fundi. Të gjithë shqiptarëve, ju lutem, me zemrën e një nëne, të shpëtojmë jetën e Deanit.“-tha nëna e Deanit.
Ndiqeni këtu rrëfimin e shkurtër