Një shtëpi e re për Jonidën! Elvisi i sjell tortë 9 vjeçares që kurrë nuk kishte festuar

 Një shtëpi e re për Jonidën! Elvisi i sjell tortë 9 vjeçares që kurrë nuk kishte festuar

Familja Ndreaj largohet më në fund nga vështirësitë. Shqiptarët i kanë dhuruar surprizën e jetës 9 vjeçares, një shtëpi të re në Rrëshen. Derën drejt lumturisë, e hapi Jonida. Sytë i shkëlqejnë më në fund kësaj vajza të vuajtur.

“Tani këtu je në mes të qytetit, nuk do të kesh më frikë nga ujqërit atje.”-i thotë Fatma Jonidës.

“Ndryshe nga ajo shtëpia që lamë apo jo?” e pyet Elvisi, ndërsa Jonida buzëqesh “Po shumë ndryshe”.

“Po tani çfarë ke qejf”-e pyet Elvisi, ndërsa Jonida thotë: “Nuk e di çfarë të them… për kaq shumë sa është, mendoj se është e mjaftueshme”

Por Elvisi e Fatma nuk kanë harruar të sjellin dhe një tortë. Nuk është ditëlindja e Jonidës, por sot është një ditë lumturie dhe kurrsesi s’mund të mungonte një gëzim që kjo vogëlushe, nuk e pati për 9 vite me radhë.

Ndiqini momentet e gëzimit në këtë klip