Fatma nuk i mban dot lotët, fjalët e Jonidës e prekin në shpirt

 Fatma nuk i mban dot lotët, fjalët e Jonidës e prekin në shpirt

Lotë të dalin kur dëgjon Jonidën 9 vjeçare, teksa thotë se shpresat i ka të vogla. Por zemra të bëhet mal kur kjo vogëlushe beson se me punë do të arrijë të ngrejë veten, nënën, dhe motrën nga varfëria që i ka kapluar.

Elvisi e Fatma u prekën nga fjalët e Jonidës, e veçanërisht Fatma, e cila s’mundi dot t’i mbajë lotët kur Jonida i tha se me punë të palodhur, fitohet diçka.

Jonida: Po ne kemi shpresa të vogla. Shpresat i mbaj vetëm tek puna e palodhur që kam unë me mamin dhe tek ju të dy. Vetëm ju mund të na ndihmoni.

Elvisi: Mendon ti se mund ta bleni një shtëpi duke punuar me mamin?

Jonida: Po, nga puna e palodhur fitohet diçka.

Fatma përlotet

Elvisi: Si ia del Vida?

Vida: E vështirë shumë është, shumë e lodhshme. Gjendja shkon aqsa thua, tani nuk mundem më.

Fatma i drejtohet Jonidës

Fatma: Po lodra ke ti?

Jonida: Jo nuk kam asnjë lodër. Rroba nuk kam… ato që kam mi kanë falur.

Shqiptarët nuk kanë qenë indiferent ndaj thirrjes së Jonidës së vogël. Elvisi i thotë Vidës e vajzave që të çohen, pasi i pret një surprizë e madhe. Një shtëpi e re, një mundësi për të jetuar si të gjithë të tjerët.

Çfarë gëzimi e përshkruan 9 vjeçaren… Para se të largohen nga kjo ngrehinë e ftohtë, Jonida i kërkon Elvisit e Fatmës pak kohë, sa për të marrë me vete foton e babait.