“Një javë e nuk po i ndalim dot lotët për këtë familje!” Elvisi qan live në “Shqiptarët për Shqiptarët”

 “Një javë e nuk po i ndalim dot lotët për këtë familje!” Elvisi qan live në “Shqiptarët për Shqiptarët”

Kur përballesh shpesh me histori të tilla, mendon se tashmë je mësuar, se zemra jote është bërë e fortë dhe nuk lëshohet përballë sprovave të shumta që ka përjetuar. Por kjo nuk është e vërtetë.

Provë për këtë, ishin lotët që derdhën live në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvisi, Sidriti, Eneida dhe i gjithë publiku në studio.

Historia e familjes Llukaj është një prej atyre rrëfimeve që zemra nuk mund ta presë pa lotë, pa emocione të forta. Përgjatë transmetimit të rrëfimit të Xhavitit, të gjithë u mbushëm me lotë.

Babai i 4 fëmijëve, vetë invalid, tregoi për sprovën më të madhe të jetës, e shoqja prej mëse 219 ditësh është në koma. Shumë shpejt familja do të duhet të dalë nga banesa me qira, për të mbetur në mesin e katër rrugëve.

Fill pas rrëfimit të Xhavitit, Elvisi s’mundi dot më t’i mbajë lotët.

“Është një rast i pabesueshëm në fakt, kur e kam marrë vesh, mendova që nuk është normal…”-rrëfeu Elvisi. Më tutje fjalët i lanë vendin lotëve.

Sidriti: Bashkë me publikun, kemi menduar se kemi fituar imunitet, por në raste të tilla, dorëzohesh, të tolerosh lotin të dalë… por loti është mëshirë thonë.

Unë jam interesuar më parë për familjen dhe kam mësuar se nëna është në koma grande ose koma të thellë siç i thonë… më thanë se pak ka për t’u bërë për të. Më pas mësova se familja ka nevoja. Duhet me gjet forcën dhe me i dhënë dorën atij që është në hall.

Elvisi: Për këtë rast kemi një javë që rënkojmë. Unë e mësova nëpërmjet Fatmës, përpara se të më tregonte rastin, qante. Pothuajse ishte e pabesueshme. U vumë në lëvizje dhe sa kalonin ditët, mësonim se ashtu ishte me gjithë mend. Shihnim për nënën, nëse ka ndonjë shpresë për të, por nga ajo që na kanë thënë mjekët… nuk ka shumë shpresa.

Pastaj thamë, baba invalid, të shikojmë çfarë mund të bëjmë për nevojat e tij dhe të fëmijëve…

Para nënës, gjithçka është e vogël… por gjithsesi, ajo që synojnë e besojmë do t’ja arrijmë, është t’ja plotësojmë nevojat atij babai, fëmijëve. Po të mos e kishim evidentuar këtë rast, nuk do ta kishim besuar se një familje në Tiranë, do të kishte të tilla nevoja të mëdha.

Më poshtë video e momentit kur Elvisi mbushet në lot