Familjarët shpërthejnë në lot teksa Bona niset! Fjalët e motrës së saj të prekin në shpirt

 Familjarët shpërthejnë në lot teksa Bona niset! Fjalët e motrës së saj të prekin në shpirt

Tashmë koha ka ardhur për t’u nisur drejt Italisë. Janë momentet e fundit që familjarët do të shohin Bonën. 3 vjeçarja do të qëndrojë disa kohë në spital, me shpresën se gjithçka do të lihet prapa, se sëmundja e keqe do të largohet nga trupi i saj i brishtë.

Mami Bonës na tregon se ndihet shpresëplotë se vajza e saj do të kthehet shëndoshë e mirë.

Nëna e Bonës:  Sot nisemi për itali. Nuk e prisnim që fondi të mblidhej kaq shpejt. Ndihem më mirë dhe e lumtur. Ishalla me Zotin përpara do ja dalim. Falenderoj Elvisin, Sidritin për punën e tyre. Falenderoj të gjithë shqiptarët, kudo janë, që kontribuan për Bonën e vogël. Ishalla me shpresën e Zotit, Bona do t’ja dalë, të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes, e të jetojë e lumtur si të gjithë fëmijët e tjerë.

Babi: Shuma ishe jashtëzakonisht e madhe. Tani kam shumë shpresa

Por fjalë më prekëse se motra e Bonës, duket se askush s’mund t’I thotë. Ajo është ende një fëmijë I vogël njëlloj si e motra e për disa kohë nuk do të mund ta përqafojë dot më. Para se të ikë Bona, ajo thotë këto fjalë

“Jam shumë e lumtur që motra do të iki në Itali. Do më marri malli shumë për motrën. Kur motra të vijë e shëruar do të luajmë bashkë, do të shkojmë tek kopshti.”

Tashmë ka ardhur momenti dhe familjarët e puthin dhe përqafojnë për herë të fundit Bonën e vogël, me shpresën se kur ta shohin sërish, ajo do të jetë shëruar.