Foshnja e tyre jetoi vetëm 2 orë! Historia e çiftit që pas tragjedisë vendosi të bëjë bamirësi

 Foshnja e tyre jetoi vetëm 2 orë! Historia e çiftit që pas tragjedisë vendosi të bëjë bamirësi

Kjo është historia e trishtë e një  çifti të ri, që e humbën vajzën në ditën që ajo lindi. Hope e kishte emrin vogëlushja, ose Shpresë(a) e përkthyer në shqip. Por vdekja e vajzës së tyre nuk i ndaloi këta dy të rinj që pavarësisht dhimbjes, të gjenin forcën për të bërë bamirësi për të tjerët.

Gjithçka nisi vitin e kaluar, në fillimet e pandemisë së Covid. Sharlota (Charlottë) ishte shtatzënë prej 22 javësh dhe po priste e qetë kalimin e javëve derisa të vinte në jetë vajza e saj. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, por pas 22 javësh e 5 ditë (diçka më shumë se 5 muajshe) Sharlota nis të ketë dhimbje të forta në mes.

28 vjeçarja, mësuese në një shkollë fillore tregon momentet e vështira.

“Ishte prilli i vitit të kaluar dhe sapo kishte nisur pandemia. Kur fola me mjekët në spital më thanë që do të ishte mirë të vizitohesha. Pasi më vizituan, u duk se gjithçka ishte në rregull. Më thanë se isha mirë dhe më dhanë disa antibiotikë. Por teksa po dilnim nga spitali, pata gjakderdhje. Isha  duke lindur vajzën, pavarësisht se ishte shumë herët. Në spital bënë gjithçka mundën për vajzën tonë të vogël, e cila jetoi për një orë e 40 minuta.”

Spitali me të vërtetë bëri çka mundi, duke i gjetur madje edhe veshje apostafat për foshnjen. Çifti i ri kishte shkuar për vizitë dhe nuk kishte marrë asgjë me vete për të bijën.

Nje foto e shkrepur nga çifti pas lindjes së foshnjes për ta patur si shenje kujtimi

“Nuk kishim asgjë me vete. As emrin nuk ia kishim zgjedhur vajzës, por teksa po e mbanim atë në krahë për ato 1 orë e 40 minuta, Geri vendosi që ta quanim ‘Hope’ (Shpresë). Nuk kishim veshje për vajzën, por njerëzit në spital na ndihmuan. Ata bënë gjithçka mundën për ne dhe ne deshëm që t’u kthenim diçka mbrapsht”-tha Sharlota.

Kështu lindi ideja e çiftit që të bënin mirë për të gjithë ato gra që vinin për të lindur fëmijët e tyre në spital. Vendosën të mbushin çanta për secilën nga ato, çanta që i quajtën “Shpresë”, njëlloj si vajza e tyre.

“Në spital na thanë që kishte rreth 240 nëna që shkonin për të lindur para kohe, njëlloj siç ndodhi me mua. Kështu ne vendosëm që të bënim 249 pako për këto nëna. Brenda çantave vendosëm gjëra bazike, shampo, furçë dhëmbësh, kremëra e të tjera produkte për nevoja të përditshme”– tregoi Sharlota.