“Gjyshja më tregoi sa shumë lodhen atje” Si po mbledh donacione për spitalin kjo 8 vjeçare

 “Gjyshja më tregoi sa shumë lodhen atje” Si po mbledh donacione për spitalin kjo 8 vjeçare

Një 8 vjeçare ka gjetur në mënyrën e saj një mënyrë për të ndihmuar spitalet në qytet, në veçanti atë ku punon gjyshja e saj.

“Gjyshja punon në spitalin e përgjithshëm në Furnes dhe më ka treguar sesa shumë lodhen atje. Unë dua të mbledh sa më shumë donacione që të mundem… sepse dua të ndihmoj njerëzit e sëmurë atje.”-tha 8 vjeçarja britanike.

Edhe në një kohë kur fëmijët më së shumti i gjen përpara celularit, kjo 8 vjeçare ka vendosur që përgjatë të gjithë muajit shkurt të përshkojë 5 kilometra rrugë në ditë si mënyrën e saj për të mbledhur donacione për spitalet.

Lili mblodhi vitin e kaluar një shumë prej rreth 2 mijë eurosh duke përshkruar me biçikletë një distancë prej 53 miljesh në javë dhe për këtë vit shpreson shumë që njerëzit ta mbështesin në mbledhjen e donacioneve.

“Një prej drejtuesve të spitalit tha se ishte prekur nga gjesti i 8 vjeçares.