Gruaja humb kontrollin e makinës, rrëzon stacionin e autobusit dhe përplas dy kalimtare

 Gruaja humb kontrollin e makinës, rrëzon stacionin e autobusit dhe përplas dy kalimtare

Kryqëzimi pranë shkollës “Vasil Shanto” mbetet një ndër “njollat e zeza” në Tiranë, kjo për shkak të numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin në këtë segment të rrugës.

Kështu ka ndodhur edhe këtë të shtunë, ku një makinë ka rrëzuar përtokë stendën e stacionit të autobusit dhe më pas ka hyrë në një lokal aty pranë. Makina drejtohej nga një 47 vjeçare, e cila ka humbur kontrollin e automjetit.

Dy kalimtare të rastit janë përplasur nga makina, teksa policia njoftoi se ato janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“-njoftoi policia.