Mbi 400 banesa u mobiluan në Thumanë me kontributet e shqiptarëve, këto janë disa nga pamjet

 Mbi 400 banesa u mobiluan në Thumanë me  kontributet e shqiptarëve, këto janë disa nga pamjet

Thumana sot duket njëlloj e bukur si ndonjë qytezë e Zvicrës…

Pak ditë më parë përcollëm për shqiptarët një dokumentar përmbledhës mbi gjithë punën e kryer në Thumanë.

Fondacioni Firdeus ndërtoi 155 shtëpitë individuale në Thumanë dhe jo vetëm. Elvis Naçi shpjegoi se veç ndërtimit të banesave private, lindi nevoja që shtëpitë të ishin të gjitha të mobiluara. Fondacioni Firdeus nuk mobiloi vetëm ndërtesat private, por edhe apartamentet e pallateve të ndërtuara nga qeveria shqiptare.

“Përveç ndërtimit të 155 shtëpive në Thumanë, ne morëm përsipër që edhe t’i mobilonim. Pallatet që ishin ndërtuar përbëheshin nga 278 apartamente dhe ato, u informuam, që kanë nevojë për mobilim. Përveçse 155 shtëpive që ndërtuam e mobiluam, morëm përsipër dhe mobilimin e apartamenteve të ndërtuara nga qeveria. Mund të them që janë 433 shtëpi të mobiluara vetëm në Thumanë, nga Fondacioni Firdeus.

Gjithsecili që do të bëjë diçka të mirë, mundet të fitojë konceptin që nga rrënojat mund të bëhet diçka e mrekullueshme kur qëllimi e vizioni është i qartë dhe kur ecet me konceptin, Zoti para e ne prapa… e po ashtu, të patundshëm, që jemi ndarë si shqiptarë në troje, por në zemër jemi një e mund të bëjmë mrekulli. Besoj se kemi kryer në Thumanë ndaj atyre vëllezërve e motrave, një amanet.”-shpjegoi Elvis Naçi.

Shikoni në klipin e mëposhtëm pamjet e banesave të mobiluara me kontributet e shqiptarëvë.