Momente emocionuese, binjaket ndahen! Elvis Naçi takon Adisën me skoliozë: Gjithçka do shkojë mirë

 Momente emocionuese, binjaket ndahen! Elvis Naçi takon Adisën me skoliozë: Gjithçka do shkojë mirë

Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ shkoi sërish në Shkup për të takuar familjen Abdurrahmani, e cila prej 11 vitesh shpreson t’i shpëtojë jetën njërës prej dy vajzave binjake.

Historia e disës prekur mijëra zemra e veçanërisht atë të babait të Klodian Rashës, i cili me një gjest të madh zemërgjerësie ishte i pari që bëri një dhurim për shpirtin e të birit.

Gazetari i emisionit Ferit Lika shkoi në Shkup për t’i dhënë lajmin familjes, se Adisa do të vijë në Tiranë për të kryer ekzaminimet e nevojshme, e më tutje për të bërë ndërhyrjen. Ndarja mes dy motrave binjake në Shkup u bë mes lotëve… por me shpresën që këto lotë do të sjellin gëzim në fund të sprovës.

Elvis Naçi e vizitoi personalisht Adisën në spitalin ku qëndron vajza. Elvisi i tha 11 vjeçares se gjithçka do të shkojë mirë dhe se më 4 ose 5 janar Adisa do t’i nënshtrohet operimit për të shpëtuar pas mëse 1 dekade nga skolioza.

 “Vajza të ketë shëndët, ajo të bëhët bamirëse në të ardhem, mos u mërzitni me durim bëhën punët e mira, ne presim orientimin nga mjekët që të bëhët ndërhyrja e duhur, e di që zemra ju qan dhe po vuani. Ti Ardisa do kthehesh shpejt në Shkup do takosh shokët. Gjithë pagesat për të i kemi ne, dhe çdo gjë do shkojë mirë për Ardisën. E kam shumë xhan”-, i tha Elvisi vajzës dhe prindërve.