Nga lojtar profesionist, në rregullues të orëve! Ish- mbrojtësi: Futbolli dhe orët janë njëlloj

 Nga lojtar profesionist, në rregullues të orëve! Ish- mbrojtësi: Futbolli dhe orët janë njëlloj

Ish futbollisti i Arsenalit Stephan Lichtsteiner tashmë e ka lënë futbollin. Në publikun shqiptar ai njihet si mbrojtësi i krahut në Juventus, kurse sot, 37 vjeçari ka nisur një unë krejt të re.

Pas ‘pensionimit’ nga futbolli, zviceriani ka venfosur të ndjekë një pasion të tij, krijimin e orëve. Litshtanjer tashmë po rregullon orë me një kompani të njohur zviceriane “Maurice de Mauria’.

“Dua të bëj diçka produktive”-tha ish futbollisti i kombëtares së Zvicrës, të cilin tashmë e gjen në një tavolinë duke parë në lupë orët. Litshtajner ka nisur një trajnim disa mujor për të mësuar sesi të krijojë orë dhe i tha medias se me të mbaruar njërën, paratë nga shitja do t’ë shkojnë për bamirësi (kujtojmë se të tilla orë kushtojnë mijëra euro).

“Nëse je një ekonomist, ju mund ta bëni atë gjithë jetën, por nëse jeni futbollist, mund të luani në nivele të larta deri në të 30-tat, pastaj duhet të gjeni diçka tjetër”.-shtoi ish futbollisti.

37 vjeçari po mendon ta bëjë punën e tij të ardhshme atë të krijuesit/rregulluesit të orëve, ndërsa në media tha se ndonjëherë gjen ngjashmëri mes punës si futbollist dhe kësaj që po kryen tani.

“Disa ngjashmëri me futbollin i gjej. Në futboll nëse e gjithë skuadra nuk është perfekte, atëherë s’mund të fitosh. Është e njëjta dhe me orët, nëse një pjesë nuk është vendosur në vendin e duhur, atëherë ora nuk do të funksionojë”-tha ish mbrojtësi i Arsenal.