“Njerëzit mund të shkojnë në 2026” Çfarë thotë shqiptari që kërkon të jetojë në Mars

 “Njerëzit mund të shkojnë në 2026” Çfarë thotë shqiptari që kërkon të jetojë në Mars

Bennet Nura është 19 vjeç dhe prej tre vitesh jeton në Holandë, ku kryen studimet për shkencat kompjuterike.

Ai u bë i njohur në media ditët e fundit pasi rezulton të jetë i vetmi shqiptar (Beneti është nga Kosova) i cili ka dalë fitues në konkursin e organizuar nga NASA vitin e kaluar. Në konkurs morën pjesë 12 milion njerëz dhe 100 mijë prej tyre fituan të drejtën që të mund të shkojnë në planetin Mars, nëse njerëzimi arrin të vendosë një koloni atje në dy dekadat e ardhshme.

Në një prononcim për Top Channel, i riu është shprehur sesi ishin kriteret për t’u përzgjedhur dhe çfare e shtyu të hynë në konkurs, për t’u bërë nga të parët njerëz që do të shkojnë në Mars.

-Si aplikove? Përse u përzgjodhe ti?

Bennet: Unë aplikova tek ëebsite i Nasas, dhashë të dhënat e mia si emrit dhe shkollimi e ma pas u përzgjodha në mesin e 12 milion njerëzve, gjithsej do të shkojmë në Mars 100 mijë persona.

-Si u bë përzgjedhja, a duhej të plotësoje ndonjë kriter të Nasas?

Bennet: Duhet të jesh i interesuar për shkencën dhe të kesh përfunduar klasën e pestë për shkencë.

-Kur është parashikuar që të bëhet ky udhëtim?

Bennet: Njerëzit e parë mund të shkojnë në 2026, më pas do të shkojmë të gjithë ne që jemi përzgjedhur.

-Përse po bëhet ky udhëtim për në Mars?

Bennet: Ky udhëtim do të bëhet për të gjetur jetë, ose ujë në atë planet. Me pas ne njerëzit mund të shkojmë atje.

-Sa do të zgjasë ky udhëtim?

Bennet:  Nga Toka në Mars do të duhen 7 muaj. Unë jam shumë i interesuar për shkencën dhe më vjen mirë që mund të bëj diçka për të tani.