Pamjet video, pasagjerët e autobusit bëhen bashkë për të shpëtuar nga uji

 Pamjet video, pasagjerët e autobusit bëhen bashkë për të shpëtuar nga uji

Moti i keq e përmbytjet kanë përfshirë prej disa ditësh Greqinë. Në shtetin fqinj janë përcjellë dhe mjaft pamje prekëse, si kjo e një autobusi që ishte bllokuar në një nënkalim të Athinës.

Udhëtarët që ishin në autobus dolën së bashku jashtë, duke u kapur për dore, në mënyrë që askush të mos rrezikohej nga uji. Pasagjerët arritën të shpëtonin pa u lënduar.

Po për shkak të përmbytjeve, edhe nxënës të shkollave në rrethinat e Athinës janë përballur me rrezikun. Pranë daljes së shkollës janë vënë disa tavolina për të dalë nga ndërtesa.