Përplasi me makinë të moshuarit dhe u largua! Policia kap 22 vjeçarin, rezulton të jetë grabitës

 Përplasi me makinë të moshuarit dhe u largua! Policia kap 22 vjeçarin, rezulton të jetë grabitës

Kjo video e disa ditëve më parë tregon momentet kur një makinë e drejtuar nga një 22 vjeçar në Durrës, godet nj çift të moshuarish.

Burri çohet në këmbë dhe tenton të ndjekë shoferin, i cili largohet menjëherë pas aksidentit. Ndërsa gruaja, qëndron e shtrirë në tokë pasi është lënduar nga përplasja dhe impakti i rrëzimit.

Policia ka njoftuar këtë të shtunë se 22 vjeçari është arrestuar. Madje rezulton se ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes, në të paktën dy raste të veçuara

“Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i 2 vjedhje në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.”-thuhet në njoftim.