‘Piromanët’ e Shqipërisë, 46 vjeçari i vë zjarrin sipërfaqes së tokës dhe një shtëpie

 ‘Piromanët’ e Shqipërisë, 46 vjeçari i vë zjarrin sipërfaqes së tokës dhe një shtëpie

Një 46 vjeçar është ndaluar nga policia këtë të shtunë në fshatin Synej të Kavajës, nën akuzën e zjarrvënies.

Siç njoftojnë autoritetet, burri i ka vënë zjarrin një sipërfaqe me tokë. Flakët janë përhapur më tutje, duke djegur dhe një banesë të vjetër, e cila fatmirësisht ishte e pabanuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.”-njoftoi policia.