Raporti i Lumturisë Botërore, ku renditen Shqipëria e Kosova

 Raporti i Lumturisë Botërore, ku renditen Shqipëria e Kosova

Raporti i Lumturisë Botërore ka publikuar ranglistën e saj për vitin 2022 dhe rezulton se në rajonin tonë, vendi më i lumtur është Kosova.

Kosova është renditur e 32 në listën me 146 shtete. Vendi më i palumtur në botë rezulton të jetë Afganistani, i cili ndiqet nga Libani në vendin e parafundit. I pari vend, më i lumtur në botë, rezulton të jetë sërish Finlanda (për të pestin vit radhazi).

Por interesante është kur shikon se Kosova është shumë përpara vendeve të tjera të rajonit tonë. Shqipëria renditet e 90-ta. Madje sipas raportit, Kosova është përpara edhe Greqisë, e cila renditet e 58-ta.

Serbia është po ashtu poshtë renditjes së Kosovës, duke mbajtur vendin e 43-të, Mali i Zi në vendin e 75-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 89-të.

Raporti në fjalë bazohet kryesisht në vlerësimet individuale të njerëzvve (një mesatare tre vjeçare), po ashtu edhe në të dhënat ekonomike e sociale që bëhen nga sondazhet e Gallup. Raporti u publikua pa marrë në konsideratë luftën në Ukrainë dhe pasojat e shumta që ajo ka sjellë deri më tani.

Për të parë raportin e plotë, klikoni KËTU.