Shpëtoi 20 persona gjatë zjarrit në magazinë! Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

 Shpëtoi 20 persona gjatë zjarrit në magazinë! Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Arjan Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. I riu që arriti të shpëtojë të paktën 20 punëtorë, ndërroi jetë në magazinën që mori flakë pranë mbikalimit të Kamëz në Tiranë, disa ditë më parë.

Sala punonte atje si shef i rojeve të sigurisë dhe menjëherë pasi u njoftua për zjarrin, shkoi në vendngjarje për të ndihmuar kolegët dhe shuar flakët.

Ky është momenti kur i riu është nisur me vrap drejt vatrës së zjarrit, një pamje e fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Arjan Sala luftoi me flakët masive në magazinë, derisa humbi jetën. Trupi i tij qëndroi për thuajse tre ditë atje. Magazina ishte e mbushur në veshmbathje, rroba, e të tjera materiale sintetike e plastike, çka e bëri punën për neutralizimin e plotë të flakëve dhe tymit, një orvatje disa ditore nga ana e zjarrfikësve.