Shqipëria në sytë e një të huaji, kush është amerikani që ‘reklamon’ shqiptarët në punën e tij

 Shqipëria në sytë e një të huaji, kush është amerikani që ‘reklamon’ shqiptarët në punën e tij

Lëviz nga shteti në shtet dhe mundohet të mësojë për kultura të ndryshme. Për këtë vit ka mbërritur në Shqipëri dhe mesa duket ka ndërmend që të qëndrojë të paktën 1 vit këtu.

Ky është Ron Tuoch, shtetas amerikan dhe bloger. Në një prononcim për Top Channel, amerikani tregon se ka mësuar jo pak për Shqipërinë. Njeh ditën e Pavarësisë, ushqimet, heroin tonë kombëtar dhe shumëçka.

Prej dy muajsh qëndron në Tiranë dhe ka për qëllim ta shohë Shqipërinë.

“Unë mendoj se këtu niveli afrimitetit është më i lartë, historia ka treguar që që ju jeni shumë të lidhur me familjen. Ndërsa në shtetet e tjera të botës njerëzit janë më shumë të lidhur me punën dhe teknologjinë, pra nuk kanë shumë komunikim me familjen. ”

Roni është bloger dhe ndjekësve të tij u tregon disa prej zakoneve e historisë së Shqipërisë.

Ndiqni intervistën:.

-A ke mësuar ndonjë zakon shqiptarë?

“Po sic thashë, çdo kulturë ka rregullat veta.Dhe unë kam mësuar një rregull nëse në tavolinë është paketa e duhanit dhe mbi të ke vendosur çakmakun do të thotë që t’i nuk duhet ta prekesh atë. Por nësë çakmaku nuk është atëherë ajo paketë është për të gjithë tavolinën.”  

-Cili është qëllimi i udhëtimeve të tua?

“Qellim im është për të mësuar më shumë për njerëzit në botë, mos të qëndrojmë të mbyllur por të hapim mendjen dhe të mësojmë për kulturat e ndryshme nëpërmjet udhëtimeve. Të lidhemi me njëri-tjetrin pavarësisht nga jemi, apo çfarë pune bëjmë”.

-Kush është heroi ynë kombëtar?

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

-Data e pavarësisë?

“28 nëntor 1912”.

-Kush e ngriti flamurin në Vlorë?

“Ismail Qemali”.

-Cili është ushqimi ynë tradicional?

Fasulet dhe kokë qengji (qesh)