“Unë jam një minator… nga të parët kemi dëgjuar se sado të dhurosh, nuk varfërohesh!”

 “Unë jam një minator… nga të parët kemi dëgjuar se sado të dhurosh, nuk varfërohesh!”

“Shqiptarët për Shqiptarët” solli mbrëmjen e djeshme një emision plot surpriza të bukura. Nga hapja e siparit të emisionit me vargjet e recituara nga Mirush Kabashi, tek gëzimi i madh për dërgimin e Kristit për kurim në Itali e deri tek surpriza e bukur, mrekullia e shërimit të Ajanit nga Kosova.

Në emision trasnmetuam edhe historinë e Kataleas, një vajze fare të vogël në moshë, që vuan nga sëmundja e rëndë.

Të shumtë ishin shqiptarët bamirës që dhanë diçka nga vetja për Lean e vogël. Në një ndër mesazhet e lexuara në studio, na shkroi një minator shqiptar i Kosovës. Ai kujtoi se të parët tanë na kanë lënë një mësim, një urtësi, të cilën mund ta gjeni në mesazhin e mëposhtëm, të lexuar nga Elvis Naçi.

“Përshëndetje, jam një minator nga Kosova. Ju përgëzoj për emisionin. Gjithmonë, kemi dëgjuar nga të parët tanë, se sado që dhuron, nuk të varfëron! Kështuqë dhurova 100 euro për Lean, me dëshirën më të madhe dhe me lutjet që inshallah, me ndihmën e të madhit Zot, ajo të shërohet plotësisht dhe sa më shpejt. Ju bëj të fala të gjithë donatorëve, që dhurojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.”-shkruante minatori.