“Vuaj vetë nga kanceri, dua të dhuroj…” Mesazhi prekës që erdhi në “Shqiptarët për Shqiptarët”

 “Vuaj vetë nga kanceri, dua të dhuroj…” Mesazhi prekës që erdhi në “Shqiptarët për Shqiptarët”

Në mesin e shumë mesazheve të mbështetjes, bamirësisë, e humanizmit mes shqiptarëve, erdhi dhe një mesazh prekës, nga një grua e prekur nga kanceri.

Pasi ndoqi historinë e Leas së vogël, e prekur nga sëmundja e rëndë në moshën 1 vjeçe e gjysëm, Ermina na solli këtë mesazh në “Shqiptarët për Shqiptarët”

“Zoti ju shpërbleftë, ju përshëndes. Unë lutem për vajzën që të shërohet nga kjo sëmundje, e di çfarë do të thotë se vuaj vetë nga kanceri. Dhuroj 100 euro, Zoti e ndihmoftë vogëlushen dhe juve Allahu ju ruajtë. Ermina nga Gjermania”-shkruhej në mesazh.

“Zoti të shëroftë Ermina. Me të vërtetë ajo mund ta kuptojë vështirësinë, Zoti të shëroftë dhe ty motër.”-tha Elvisi pasi lexoi mesazhin.