Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

 Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

Tre vite më parë Jonida solli në jetë djalin e saj. Ishte 22 vjeçe dhe u bekua me dhuratën më të shtrenjtë për një nënë… fëmijën.

Por sprova me të cilën përballet sot Jonida, nuk është e vogël. Ajo e kujton mes lotëve, momentin kur u përball me lajmin e rëndë.

“Kisha dhimbje stomaku dhe bëra një trajtim. Por problemi nuk ishte stomaku. Më dërguan në Tiranë. Kur bëra skanerin e rezoncancën, zbulova se kisha tumor në mëlçi. Shumë keq e prita, por nuk kam çfarë të bëj… (qan)”-tregoi 25 vjeçarja.

Jonida na shpjegon se ka dhimbje të shumta. Kanceri i ka prekur një pjesë të konsiderueshme të mëlçisë dhe vijon të rritet.

“Është shumë e vështirë. Kam tre vite që vuaj nga kjo gjë…kam shumë dhimbje e nuk mbushem me frymë dot. Mjekët më kanë thënë se duhet ta bëj operimin sa më shpejt, në të kundërt sëmundja do të rritet edhe më shumë, do të kem dhimbje e stomaku do të më ngushtohet saqë nuk do të kem më mundësi as të ushqehem.”-tregon Jonida.

Bashkëshorti i 25 vjeçares duket i dorëzuar përballë kësaj sprove. Ndërhyrja për të hequr kancerin kushton 20 mijë euro. I dëshpëruar, i shoqi i Jonidës na tregon se merr rrogë 400 mijë lekë të vjetra.

Ishte një gjë e papritur, çdo mendim na u turbullua. I ka prekur pjesën e majtë të mëlçisë dhe i ka ngushtuar dhe stomakun. Sëmundja është në përmasa të mëdhaja. Për momentin ia ka shtyrë stomakun e saj vjen e rrezikon. Ajo sëmundje duhet hequr sa më parë. Pasojat dihen deri ku mund të arrijnë. Kam gjithë jetën me të, shumë frikë kam. Përderisa operacioni, na kanë thënë që nuk është i lehtë. 400 mijë lekë rrogë që unë marr, çfarë do të bëjmë më parë… nuk kam mundësinë që ta përballoj operimin. I lutem të gjithë shqiptarëve të na ndihmojnë, të mos e humbas njeriun e zemrës, nënën e djalit tim… ju lutem shumë, më ndihmoni.”-tregoi i shoqi i 25 vjeçares.