Shtesa natyrore më e ulët që nga shekulli shkuar, si po plaket popullsia në Shqipëri

 Shtesa natyrore më e ulët që nga shekulli shkuar, si po plaket popullsia në Shqipëri

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shtesa natyrore në vitin 2020 është regjistruar në vetëm 470 persona, ndërkohë që numri i të vdekurve, i shoqëruar dhe me pandeminë ka njohur rritje të mëdha.

Kjo është tabloja e Shqipërisë për vitin që lamë pas, një popullsi që nuk shtohet, plaket. Po ashtu raporti mes vdekjeve e lindjeve është zgovëluar ndjeshëm. Po të krahasohen të dhënat zyrtare me ato të dekadës së shkuar (2010 e më tutje), raporti mes lindjeve e vdekjeve është zgovëluar mbi 30 herë.

Shtesa natyrore e popullsisë për vitin 2020 sipas të dhënave të INSTAT rezulton të jetë në nivelet e një shekulli më parë, që nga kohërat e luftërave botërore. Në vitin 1923, kohë dhe kur nisi regjistrimi i popullatës, shtesa natyrore në ato vite ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

VitetLindjeVdekjeShtesa natyrore
2016317332138810345
201730869222328637
201828934218047130
201928561219376624
20202807527605470
Tabela e INSTAT per vitet 2016-2020

“Numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 7.011, duke shënuar një rënie me 11,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.

Gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 9.397, duke shënuar një rritje prej 73,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.

Gjatë vitit 2020 humbën jetën 27.605 persona, duke shënuar një rritje me 25,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2020 tregon se janë 2.386 vdekje më shumë se sa lindje.

Në vitin 2020 shtesa natyrore ishte 470 lindje më shumë se vdekje.”-njoftoi instat në publikimin e saj të fundit.

Me shifrat e fundit, Shqipëria bëhet vendi i dytë në rajon (pas Serbisë), me nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë.