Çfarë shkruan BBC për heroin që ndaloi çmendurinë në sheshin “Skënderbej”

 Çfarë shkruan BBC për heroin që ndaloi çmendurinë në sheshin “Skënderbej”

“Djali hidhet në dritaren e makinës për të ndaluar shoferin e rrezikshëm në Shqipëri”.

Kështu e nis artikullin media britanike BBC, e cila i ka kushtuar një lajm të shkurtër heroit që shpëtoi ditën e djeshme nga rreziku qytetarët në sheshin Skënderbej.

“Një person u arrestua në Shqipëri pas drejtimit të makinës në sheshin e kryeqytetit. Makina ndaloi vetëm kur një kalimtar i rrugës, u hodh me të dyja këmbët në dritaren e makinës. Kalimtari tha se shoferi i makinës po i drejtohej njerëzve dhe se iu duk si një sulm terrorist. Shumë njerëz ishin mbledhur në sheshin Skënderbej për t’u vaksinuar në atë moment. Policia e Shqipërisë thotë se 32 vjeçari i arrestuar po drejtonte mjetin nën influencën e lëndëve narkotike”-shkruan BBC, e cila e përcjell lajmin me këtë video.