Momente përlotëse! Shikoni sesi vallëzon i moshuari kur bëhet me banesë të re

 Momente përlotëse! Shikoni sesi vallëzon i moshuari kur bëhet me banesë të re

Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ udhëtoi sërish në Mitrovicë, për të takuar familjen Shala. Por kësaj here, ndryshe nga ajo e para, nuk ka më një ajër të mbushur me mërzi e trishtim.

Elvis Naçi përqafon Milzaimin, teksa përpara tyre tashmë, ndodhet jo më ajo banesë e shkatërruar ku jetonin, por një godinë e re.

Elvisi i thotë Milzaimit se ai nuk ka më pse t’i tregojë shenjat e vuajtjeve. I jep çelësin e shtëpisë së re.

Milzaimi që mblidhte kanaçe nëpër plehra, sot së bashku me familjen e tij, do të jetojnë këtu.

Elvis Naçi: Ta gëzoni e ta shijoni

Milzaimi: Faleminderit juve e të tanve, Zoti ua shpërblefte me të tana të mirat

Naçi: Paska lezet shtëpia e re… ka njerëz me zemër të madhe. Ja ku i ke këtu të Mitrovicës, unë nga Tirana erdha po ja ku i ke shqiptarët e Mitrovicës.

Fatimja nuk i mban dot lotët… por kësaj here sytë i çelen, gëzon me lot dhuratën e shqiptarëve.

Milzaimi: Ju faleminderit

Fatimja: Zoti ju shpërbleftë…

Naçi: Ne erdhëm me nda gëzimin bashkë. Ju ta gëzoni dhe pafshi lumturi në zemrat tuaja.

Kësisoj, një tjetër histori me fund të bukur. Falë shqiptarëve, kjo familje jeton normalisht, por nuk mbaron me kaq.

Dikur Milzaimi qëndronte këmbëkryq në ngrehinën e vjetër e sipër në vend të çatisë kishte një tavan që rrezikonte t’i binte përsipër. Sot nuk është më kështu. Sot nuk ka nevojë për mërzi, por për gëzim.

Ndiqeni videon: