Pa baba e me nënën sëmurë! Dy jetimët dalin nga makthi i varfërisë, falë shqiptarëve

 Pa baba e me nënën sëmurë! Dy jetimët dalin nga makthi i varfërisë, falë shqiptarëve

Amadeo, Mirela e nëna e tyre jetonin në këtë shtëpi të shkatërruar.

E veçse kushteve ekstreme, familja Bogdani përballej me varfërinë e fukarallëkun. Nëna e dy jetimëve vuan nga epilepsia, ndërsa i ati i ka lënë të vegjël 9 vite më parë. Një sëmundje e rëndë e mori nga kjo botë.

Shqiptarët s’mund t’i linin këta fëmijë jetimë vetëm. Historia e tyre preku shumë. Qindra shqiptarë zemërmirë dhanë diçka prej vetes, për t’i ndihmuar këta fëmijë që nuk kishin gjetur asnjëherë lumturi.

Por dita ka ardhur. Pasi Sidrit Bejleri i dha lajmin e mirë Amadeos, e gjithë familja vjen në shtëpinë e saj të re, ndërsa poshtë pallatit mirëpritet nga disa prej banorëve.

Me të hyrë në banesë, sytë e Amadeos e Mirelës shndërrisin nga gëzimi.

Sidriti: Ka gjithfarë diskutimesh. Ju e keni merituar këtë shtëpi. Përse? Sepse ju keni vuajtur pa fund. Ato kushte ku keni jetuar ju, s’ja uroj as armikut ato kushte. Ju e meritoni të jetoni në kushte normale.

Mirela: I falenderoj të gjithë shqiptarët. Ty xhaxhi Sidrit dhe të gjithë atyre që na ndihmuan. Shumë faleminderit.

Shikojeni lumturinë e këtyre jetimëve