“Pa fëmijë jam, por sot ju kam juve” Të moshuarit përloten kur shohin çfarë bënë shqiptarët

 “Pa fëmijë jam, por sot ju kam juve” Të moshuarit përloten kur shohin çfarë bënë shqiptarët

‘Shqiptarët për Shqiptarët’ u rikthyen në fshatin Tërbuf të Divjakës për të takuar Ymerin e Nexhmien, por kësaj here me një mision ndryshe.

Burrë e grua u transportuan me autoambulancë nën kujdesin e stafit mjekësor drejt spitalit Continental në Tiranë. Nexhmija i duhet të nënshtrohet një operimi në qafë, pasi nëse nuk kurohet, rrezikon të humbasë zërin.

Operimi shkon më së miri dhe në dhomën e spitalit, Nexhmijes i shkojnë për vizitë Elvisi dhe Fatma.

Vizita e tyre emocionoi jo pak 54 vjeçaren e cila dha fjalë zemre, pavarësisht se ende nuk e kishte marrë veten nga operimi

Nexhmija: Derisa të jem gjallë ju falenderoj për ndihmën, edhe shqiptarët i ruajtë Zoti se unë do kisha ikur, më tha mjeku për dy muaj ti kishe mbaruar më thanë, ai mjeku mi hoqi shpresat, unë jetën time e kam nga ju, ti je djali im dhe kjo është nusja ime, unë pa frikë u futa dhe ja dola me sukses, më tha mjeku. Analizat më kanë dalë mirë. Zoti përpara, ne pas tij. Më erdhi vdekja por nuk më lanë fëmijët e mi, sot ndiej sikur nuk më ka ndodhur gjë, ja mu mblodhën fëmijët brenda dhe jashtë shtetit. Më përpara mua më falnin ushqim, më kanë falur edhe për Ramazan 1 kg makarona, unë asgjë nuk kisha për të ngrënë. Në atë shtëpi shiu më futet brenda, kam shumë ftohtë gjatë dimrit, ka shumë lagështirë.

“Mos pafsh më halle tani, ja burri i ka sytë me lot, ne kishim dëshirë të vije tek spitali Continental, këtu mjekët u rrinë në kokë. Sot të shikoj mirë, do dalësh, do vijmë edhe atje tek shtëpia juaj atje, rrini të qetë, do flasim shtruar atje”,-i drejtohet Elvisi- Nexhmijes.

“Na kemi dhënë shumë lumturi të madhe na the që na ke si fëmijët e tu, ke jetë të vështirë, ju keni dashuri shumë të madhe mes jush, ne nuk do të lëmë më që të hash bukë me kos që thoje tek klipi”,- thotë Fatma.

Pas vizitës, burrë e grua u bënë gati të nisen në banesë, pa e ditur ende surprizën e madhe që i kishin bërë shqiptarët. Për më tepër klikoni videon.