Pas dhimbjeve erdhi operimi në kokë! Si është sot vogëlushja që u shpëtua nga shqiptarët

 Pas dhimbjeve erdhi operimi në kokë! Si është sot vogëlushja që u shpëtua nga shqiptarët

Çfarë mund të bëjë një nënë dhe baba, kur mësojnë se në kokën e të bijës është strehuar një sëmundje e rrallë, që mund t’ja marrë jetën? Sa e dhimbshme mund të jetë të rrekësh një 10 vjeçare që vuan nga dhimbjet. T’i thuash se nuk ka gjë dhe se gjithçka do të shkojë mirë?

Me të tilla momente janë përballur Trëndafilja e Shpëtim Shehu. Burrë e grua mësuan se e bija kishte një aneurizëm në tru, i cili nëse nuk operohej mund t’i merrte jetën Eneidës. Vajzës së tyre.

Trëndafilja: 10 ditë kam që qaj nëpër cepat e spitalit. U bë disa ditë që vajza ulëret në spital nga dhimbjet. Ka kriza të tmerrshme. Po e mbajmë nën qetësues. Është shumë e padurueshme dhimbja… llogarite, të hajë mishin e vet me dhëmbë fëmija prej dhimbjeve.

Shpëtimi: Kur e shoh vajzën ashtu, iki e zbres nga dhoma e spitalit… nuk e shoh dot vajzën.

Operacioni për shpëtimin e Eneidës kushtonte 30 mijë euro, para që familja Shehu nuk i kishte. Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ e ndoqi thirrjen e këtyre prindërve disa muaj më parë. Dhe lutja e tyre u dëgjua. Thuajse brenda 24 orëve u arrit të mblidhej shuma e nevojshme për të dërguar në operacion Nedën. Koha nuk priste pasi sëmundja që e kishte prekur vogëlushen, i rrezikonte jetën.

Operacioni shkoi me sukses. Mjekët thanë se Eneida tashmë do të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë. Një vizitë tek vogëlushja bënë dhe Elvis Naçi e Sidrit Bejleri. Të lumtur më në fund, gjetën Trëndafilen, Shpëtimin dhe Eneidën.

Muajt kaluan dhe ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ shkuan sërish për një ‘vizitë’ në familjen Shehu. Si është sot Eneida? Çfarë po bën ajo dhe çfarë thonë prindërit për ato shqiptarë që ndihmuan këtë familje.

Ndiqeni në videon e mëposhtme.