Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne: 12 orë prita, nuk e dija a ishte gjallë apo jo vajza

 Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne: 12 orë prita, nuk e dija a ishte gjallë apo jo vajza

Të shohësh vajzën të përpëlitet nga vuajtjet dhe të mos kesh mundësi që t’ja heqësh dhimbjet. Kjo është përballja që i fanitet çdo ditë në shpirt kësaj nëne, që vajzën e ka të prekur rëndë nga skolioza.

Behare Balliu quhet dhe është nëna e Orgitës, 11 vjeçe. Vogëlushja e shfaqi sëmundjen qëkur ishte 1 vjeçe. Që nga ajo kohë kalvari i vuajtjeve ka rrjedhur në trupin e Orgitës dhe ka raskapitur zemrat e të gjithë familjes Balliu.

Nëna: Orgita vuan nga skolioza. Kur u bë 13 muajshe vajzës i iku shtylla, derisa kur shkoi 6 vjeçe i bëmë terapi e i vendosëm korse. Na thanë të ndalojmë sepse duhet operuar. 3 herë e kemi bërë operim… Tani e ka në 70 gradë shtyllën kurrizore dhe dy operimet e para shkuan dëm sepse trupi nuk ia pranoi implantin.

Beharja sjell në memorje operimin e parë të Orgitës. 12 orë ndërhyrje, 12 orë pritje, 12 orë pa ditur nëse vajza është gjallë apo vdekur.

Nëna: Kur e kam operuar për herë të parë vajzën në Turqi, kam ndenjur 12 orë pa e ditur në vajza ishte gjallë apo vdekur.

Shumë e lodhur është. Vazhdon t’i bllokohem mushkëria. 25 herë është shtruar në spitalin e Tiranës për këtë punë. Çfarë nuk më thotë… po unë o ma pse nuk jam si shoqet e mia. Mundohemi ta mbajmë afër, por për Zotin e madh është siklet, e vuajmë jashtë mase. Ndihem shumë keq. Është tmerr për mua si nënë (qan).

Familja Balliu jeton në Kodër Kuqe të Babrrusë dhe kushtet ekonomike janë të pakta. Orgita ka nevojë imediate për një operim të katërt, i cili kushton shumë para, të ardhura që kjo familje nuk i ka. Beharja na tregon se djali i saj i madh ka lënë shkollën e mjekësisë për të nisur punë me qëllim mbledhjen e parave.

Nëna: Djali i madh la shkollën që të na ndihmojë për vajzën. Mbaroi 4 vite për mjekësi dhe e la shkollën. Më tha mami nesër mund të kem para, por motrën nesër nuk do ta kishim.

Kemi patur operimin e radhës… ngaqe nuk kemi mundësi ta ndjekim me para, kemi mbetur… dhe tre herë që e kemi operuar, kemi borxhe e kredi nga ato operime. Tani jemi fundosur. Kur nuk ke shpresë e vjen do gjë duke u fikur… kam shumë frikë, shumë tmerr kam parë. Nuk mund të jetoj kështu

Babai, Petriti: Kur e shoh më këputet zemra. Dita ditës më thotë, o babi (qan) o babi pse jam kështu unë? Vajza ka nevojë për operim jashtë vendit. Operimi kushton 12 mijë euro. Unë njëherë në punë e njëherë jo. Nuk kemi mundësi për të gjetur para. Kam dhënë gjithka, jemi munduar të gjithë si familje. Shumë i rrezikohet jeta vajzës. Kërkoj ndihmë për vajzën. I lutem të gjithë shqiptarëve, të vënë dorën në zemër për vajzën time.

Për të ndjekur rrëfimin e Orgitës dhe lajmin e lumtur që i dhanë “Shqiptarët për Shqiptarët” mund të klikoni në linqet e mëposhtme.