Elvis Naçi i jep lajmin e shpresës 11 vjeçares së prekur me skoliozë

 Elvis Naçi i jep lajmin e shpresës 11 vjeçares së prekur me skoliozë

Historia e Orgitës me skoliozë u transmetua të premten që lamë pas në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

11 vjeçarja prej 10 vitesh vuante nga skolioza. 3 operime kishte përballuar trupi i brishtë i kësaj vajze, që kurrë në jetën e saj nuk kishte patur një ditë pa dhimbje.

Nëna, babai e vetë Orgita i bënë thirrje emisionit për ndihmë, pasi vogëlushja ka nevojë dhe për një operim të katërt, i cili kushton 12 mijë euro.

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” e dëgjoi lutjen e këtyre prindërve dhe ua plotësoi amanetin. Të premten, në një lidhje LIVE me familjen, Elvis Naçi i tha Orgitës e prindërve se paratë tashmë janë mbledhur dhe se 11 vjeçarja mund të niset sa më parë për të kryer operimin në Turqi.

Ndiqeni bashkëbisedën këtu poshtë: