Veprat e mira vijojnë të shtohen, këto janë banesat që po ndërtohen për 24 familje në Lushnje

 Veprat e mira vijojnë të shtohen, këto janë banesat që po ndërtohen për 24 familje në Lushnje

E vijojmë misionin tonë, një mision i besuar nga shqiptarët bamirës për shqiptarët në nevojë. Me përfundimin e 155 shtëpive individuale në Thumanë, Fondacioni “Firdeus” ka vijuar punën me një sërë projektesh të tjera, për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Kemi përcjellë përpara shqiptarëve projektin e nisur tashmë në Pezë, ku do të krijohet një lagje e re për banorët e prekur nga tërmeti.

Një vepër tjetër e mirë do të bëhet në Lezhë, një pallat që do t’i shërbejë shqiptarëve.

Së fundmi po sjellim në vëmendje edhe një projekt e vepër të mirë në Lushnje. Punimet kanë nisur atje. Një seri me shtëpi që do t’i shërbejnë 24 familjeve. Banesat do të jenë shtëpi individuale për fëmijë, nëna, baballarë e të moshuar.

Sonte në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët do të përcjellim detaje mbi punimet. Fondacioni Firdeus e Shqiptarët për Shqiptarët nuk do të ndalen, derisa amaneti i bamirësve të shkojë në vend.