E presin 8 operacione! Çfarë ndodhi me vajzën e ‘të gjithë shqiptarëve’ në sallën e operimit

 E presin 8 operacione! Çfarë ndodhi me vajzën e ‘të gjithë shqiptarëve’ në sallën e operimit

‘Shqiptarët për Shqiptarët’ trokiti sërish në derën e shtëpisë ku jeton Argita 8 vjeçare, vajza e prekur rëndë nga skolioza që preku zemrat e shqiptarëve.

Historia e Argitës u transmetua gjatë majit të vitit 2020 në emisionin e shqiptarëve dhe që nga ajo kohë, vogëlushja ka kryer ndërhyrjen e parë për të sistemuar shtyllën e saj kurrizore, në mënyrë që edhe ajo të bëhet si gjithë fëmijët e tjerë.

Në banesën e Argitës shkoi Elvis e Fatma Naçi, të cilët po ashtu morën me vete vajzën e tyre Asja. Me të ardhur në shtëpi, Argita hidhet në krahët e Elvis Naçit.

Fatma: Sot jemi shumë të lumtur që kemi ardhur të të shikojmë, je zgjatur je bërë e bukur, edhe mami nuk qan më, ti je shumë e mirë

Elvisi: edhe Asja të ka xhan, donte të vinte vetë të të shikonte, gjërat kaluan për mirë
Argita: unë kam qejf që kur tëe rritem të behëm si Fatma dhe dua të behëm binjake me Asjan


Elvisi: Dil me Asjan dhe shikoni oborrin bashkë
Argita: Do të jap 5 portokalle për ju të gjithë, të falënderoj ty dhe teta Fatmën dua që të vish sërish edhe me Asjan dhe me çunat e tu, ti e di rrugën e shtëpisë


Elvisi: Ti do vishesh dhe merr mamin, do dalim një xhiro…

Elvisi e dërgon Argitën në spital. Ka ardhur koha që të kryhet operacioni i rradhës. Rruga është e vështirë për 8 vjeçaren e cila duhet të kryejë në total 10 operacione.

Mjeku: Argita ka skoliozë dhe kifoza. Bazuar në rezultatet e testimeve, skolioza është shkaktuar nga neurofibromatoza, një çrregullim gjenetik. Sëmundja ka përparuar, shpina është përthyer në një kënd 127 gradë. Nëse nuk operohet, ajo do të vdesë. Po e bëjmë këtë operim jo vetëm për pamjen e jashtme, por për t’i shpëtuar jetën. Duhet të bëjmë më shumë se një ndërhyrje. Një operacion primar ku do të vendosim implantet dhe 8 operime të vogla. Kur të shkojë 12 vjeç, do të kryejmë një ndërhyrje të fundit për të fiksuar shpinën përfundimisht. Në total 10 operime dhe kostoja do të shkojë deri në 35 mijë euro.

Tashmë erdhi koha. Argita hyn në sallën e operacionit.

Pas orëve pritje Argita del nga salla. Ndërhyrja shkoi me sukses.


Nëna: Kaluan 6 muaj, vajza ime do të kryejë çdo 6 muaj ndërhyrje, doktori tha operacioni doli me sukses, jam e emocionuar, por ajo do të bëhet mirë

Mjeku: Ndërhyrja e parë u bë për të vendosur një sistem ndërsa e dyta për të zgjatur kolonën. Këto ndërhyrje janë të vogla për të mos ndërhyrë në rritjen natyrale të fëmijës.

Pas arritjes me sukses të dy operacioneve të para, duket se rruga e mundimshme e Argitës ka dritë përpara dhe ashtu siç u shpreh Elvis Naçi në apelin që kishte për doktorin, 8 vjeçarja nuk është vetëm vajza e nënës e babait të tij, por e të gjithë shqiptarëve.