Pas 11 viteve vuajtje, Adisës i rikthehet buzëqeshja… shpejt ajo do të ecë në krah të motrës binjake

 Pas 11 viteve vuajtje, Adisës i rikthehet buzëqeshja… shpejt ajo do të ecë në krah të motrës binjake

Sidrit Bejleri kësaj here ka ardhur i ‘pregatitur’ me një buqetë lulesh. Së bashku me Elvis Naçin hynë në dhomën ku po qëndron Adisa 11 vjeçare, e cila i kreu me sukses të dyja operimet për t’i shpëtuar skoliozës.

Babai e nëna e Adisës i presin me buzëqeshje në sytë e tyre, ndërsa vogëlushja qëndron shtrirë. Pavarësisht se operacionet shkuan mirë, do duhen pak kohë që ajo të mund të rikuperojë plotësisht të gjitha forcat.

Elvisi: Doktori na tha që gjiuthçka ka dalë me sukses dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Shëndeti i Adisës ishte qëllimi i të gjithë neve. Sot jemi më të qetë dhe të paktën atë fazën më të vështirë, vajza e kaloi.

Sidriti: Me çfarë kam parë në television… ne kemi parë shumë raste. Për ju nuk ka më rëndë, por që mua më bëhet zemra mal që e shoh se trupi i Adisës është drejtuar.

Elvisi: Ne kemi patur të gjithë me merak sepse operimi ka qenë shumë i vështirë. Kur na kanë lajmëruar mjekët se operimi ka qenë i suksesshëm, ishte një gëzim i madh. Cdo rast është një brengë më vete dhe gëzohemi shumë kur cdo gjë ka shkuar për së miri.

Avniu e Arzia nuk dinë sesi t’I falenderojnë të gjithë shqiptarët që bënë mrekullinë për vajzën e tyre.

Avniu: Falë Zotit operimi doli mirë dhe na dha shpresa që vajza avash avash të çohet në këmbë.

Arzia: Zoti ju shpërbleftë juve dhe të gjithë shqiptarëve.

Kështu përmbyllet rrugëtimi i gjatë dhe i dhimbshëm i Adisës, e cila pret me padurim të përqafojë motrën e të vëllanë