Si janë sot tre jetimët që u shpëtuan nga shqiptarët, fjalët e nënës: Sa hapa hedh, aq herë ju uroj

“Kur erdhëm këtu ishte shtëpia plot me njerëz, të gjithë ishin me të zeza dhe po qanin. Aty e kuptova se babai…”

Këto fjalë tha për emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ një 10 vjeçare nga Ballshi, e cila e humbi të atin në ditën e ditëlindjes së saj. Jetonte në skamje, në një magazinë të rrënuar së bashku me nënën, motrën dhe të vëllanë e vogël.

Kryefamiljari i familjes Alushi ndërroi jetë në moshën 37 vjeçare dhe pas la tre fëmijë së bashku me të shoqen. Një histori e dhimbshme dhe një jetesë në kushte tejet të vështira.

“Kemi 8 vjet që banojmë këtu. Banojmë vetëm këtu, lagjen e kemi poshtë. Kam frikë se jetojmë vetëm, frika është e para, sidomos kur na ka marrë era llamarinën, ranë poshtë gurët. Në dimër këtu del përroi, na ka përmbytur edhe përroi, ne ishim në gjumë. Kishte vajtur uji tek koka e divanit, kur u zgjova ne po pluskonim me mobiljet mbi ujë, nuk dinim çfarë të bënim, gjitoni na ndihmoi të ngjiteshim tek ai, çfarë bie jashtë bie brenda. Kur bie shi ne nxjerrim kovat, në dimër fëmijët kanë ftohtë.”-thoshte Laureta për emisionin, thuajse dy vite më parë.

Katerina 10 vjeçe, motra e saj Kristina, Orgito 5 vjeçar dhe nëna, Laureta, kishin vetëm një lutje. Të mund të dilnin nga ajo magazinë e rrënuar ku e çonin jetën, me shpresën se një ditë më e mirë do të vinte për ta.

Dhe dita e mirë erdhi. Falë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ dhe qindra kontributeve, familjes iu dhurua një banesë e re në Ballsh. Çfarë gëzimi ishte të shikoje tre jetimë me fytyrën të qeshur.

‘Shqiptarët për Shqiptarët.info’ shkoi sërish në Ballsh, kësaj here për të parë sesi po jetojnë fëmijët dhe Laureta në banesën e re. Laureta ka mundur të gjejë punë dhe bën sakrifica të mëdha për fëmijët dhe shkollimin e tyre. Pavarësisht një dite të lodhshme pune, atë e gjen të buzëqeshur. “Krahasimi është si dita me natën… atje ku flinim na binte pika e ujit në kokë, kurse këtu kemi një shtëpi të ngrohtë”- na thotë Laureta, teksa kujton kushtet e dikurshme të jetesës, prej të cilave e nxorrën shqiptarët bamirës.

Po vajzat dhe Orgito vogël si janë? A po studiojnë në shkollë dhe si ndihen? Ndiqeni klipin e mëposhtëm

“Kur erdhëm këtu ishte shtëpia plot me njerëz, të gjithë ishin me të zeza dhe po qanin. Aty e kuptova se babai…”

Këto fjalë tha për emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ një 10 vjeçare nga Ballshi, e cila e humbi të atin në ditën e ditëlindjes së saj. Jetonte në skamje, në një magazinë të rrënuar së bashku me nënën, motrën dhe të vëllanë e vogël.

Kryefamiljari i familjes Alushi ndërroi jetë në moshën 37 vjeçare dhe pas la tre fëmijë së bashku me të shoqen. Një histori e dhimbshme dhe një jetesë në kushte tejet të vështira.

“Kemi 8 vjet që banojmë këtu. Banojmë vetëm këtu, lagjen e kemi poshtë. Kam frikë se jetojmë vetëm, frika është e para, sidomos kur na ka marrë era llamarinën, ranë poshtë gurët. Në dimër këtu del përroi, na ka përmbytur edhe përroi, ne ishim në gjumë. Kishte vajtur uji tek koka e divanit, kur u zgjova ne po pluskonim me mobiljet mbi ujë, nuk dinim çfarë të bënim, gjitoni na ndihmoi të ngjiteshim tek ai, çfarë bie jashtë bie brenda. Kur bie shi ne nxjerrim kovat, në dimër fëmijët kanë ftohtë.”-thoshte Laureta për emisionin, thuajse dy vite më parë.

Katerina 10 vjeçe, motra e saj Kristina, Orgito 5 vjeçar dhe nëna, Laureta, kishin vetëm një lutje. Të mund të dilnin nga ajo magazinë e rrënuar ku e çonin jetën, me shpresën se një ditë më e mirë do të vinte për ta.

Dhe dita e mirë erdhi. Falë emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ dhe qindra kontributeve, familjes iu dhurua një banesë e re në Ballsh. Çfarë gëzimi ishte të shikoje tre jetimë me fytyrën të qeshur.

‘Shqiptarët për Shqiptarët.info’ shkoi sërish në Ballsh, kësaj here për të parë sesi po jetojnë fëmijët dhe Laureta në banesën e re. Laureta ka mundur të gjejë punë dhe bën sakrifica të mëdha për fëmijët dhe shkollimin e tyre. Pavarësisht një dite të lodhshme pune, atë e gjen të buzëqeshur. “Krahasimi është si dita me natën”- na thotë Laureta, teksa kujton kushtet e dikurshme të jetesës, prej të cilave e nxorrën shqiptarët bamirës.