“Të lutem ma kij kujdes, të lutem” Momentet kur Erjola çon vajzën dy muajshe në operim

 “Të lutem ma kij kujdes, të lutem” Momentet kur Erjola çon vajzën dy muajshe në operim

Vetë ajo ka ndihmuar dhjetëra persona të sëmurë në spital, por të bijën nuk e ndihmon dot. Erjola, infermiere, s’mund ta shpëtojë të bijën 2 muajshe nga problemi që Esra ka. Vajza ka ujë në kokë dhe i duhet një valvul që kushton 10 mijë euro.

“Shqiptarët për shqiptarët” e përcolli këtë rast dhe brenda javës u arrit të mblidhej shuma e nevojshme e parave për ta operuar vogëlushen.

Tashmë duke qarë dhe në pritje. Erjola qëndron në spital, në pritje të së bijës e cila ka hyrë në operacion. Eneida Xhelili, moderatorja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka takuar Erjonën në spital dhe i ka qëndruar afër.

 “Uroj me zemër të dali me sukses, po të eci mirë do isha e plotësuar, djali erdhi përqafoi motrën e vogël dhe shkoi në kopësht, djali e pret Esrën me padurim më porositi më tha qëndroi afër Esrës mos e ler vetëm, Amari nuk është xheloz për të motrën, e do shumë e ruan i qëndron mbi kokë. Është kujdesur gjithmonë, familja po më qëndron afër, vëllain e kam në Kanada, kemi qenë shumë të lidhur bashkë. Flasim në telefon edhe kur andej është natë, më telefonon më pyet për vajzën. Edhe Amari kur lindi kishte nevojë për oksigjen. Lindi me probleme djali. Gjithmonë i lutesha Zotit ma jep Esrën mirë, dua ta gëzoj. Kjo ndërhyrje që Esra po bën është e vështirë, tubi do përfundojë në bark, kur ajo të rritet duhet të bëjë ndërhyrje sapo të përfundojë rritje e saj. Pjesa në kokë nuk bëhet më nuk do ndërhyhet më në kokën e saj pas kësaj. Dua që ajo të dali mirë nga salla”, i tha Erjona- Eneidës.

Fatmirësisht operacioni ka qenë i suksesshëm. Esrës i është vendosur valvula në kokë dhe me kalimin e kohës dhe një trajtim intensiv, vogëlushja do të përmirësohet.