“Zoti ju shpërbleftë të gjithëve” Mesazhi emocional në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”

 “Zoti ju shpërbleftë të gjithëve” Mesazhi emocional në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”

Tre vajza shpëtuan nga sëmundja e skoliozës, teksa historitë e tyre u përmbyllën ditën e djeshme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Si çdo të premte, Elvis Naçi e Sidrit Bejleri lexuan mesazhet e shqiptarëve bamirës. Kësaj here nuk munguan fjalët e bukura të familjeve të ndihmuara nga emisioni. Elvisi lexoi mesazhin e një babai që prej vitesh vuante për të kuruar nga skolioza vajzën, Adisën.

Ishte “Shqiptarët për Shqiptarët”, bamirësit e në veçanti babai i i Klodian Rashës, të cilët u bënë bashkë për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për operimet e Adisës. Babai i Adisës, Avniu, kishte kryer një vizitë tek Qazim Rasha dhe në emision përcolli një mesazh emocional për të bijën e të gjithë ata që ndihmuan.

“Vëlla Elvis, Sidrit e Eneida… keni të fala nga Adisa se është shumë mirë me shëndet. Dje ishim tek baca Qazim për ngushëllime.

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për bamirësinë. Adisa ju do shumë”-shkruhej në mesazh.