Lutja e shqiptarit me aftësi të kufizuara i nxorri nga ‘terri’ i çadrës! Si është sot familja me 4 fëmijë

 Lutja e shqiptarit me aftësi të kufizuara i nxorri nga ‘terri’ i çadrës! Si është sot familja me 4 fëmijë

Në një çadër të vjetër, 4 fëmijë të vegjël dhe dy prindër me fatin e keq.

Dhimbje e vuajtje për Ermirën e Ardianin, të dy në gjendje aspak të mirë shëndetësore dhe pa një punë të përhershme.

“Më vjen shumë keq për mamin, për babin, për motrën dhe vëllain. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Mami nuk ka çfarë të bëjë. Babin e kemi shumë të sëmurë”,-shprehet njëra prej vajzave.

Kjo ishte historia e familjes Sala në Kodër Kamëz të Tiranës. E vetmja shpresë që u kishte mbetur ishte thirrja në adresë të shqiptarëve.

Lutjen e kësaj nëne e dëgjoi Jetmiri. Ai është aftësi të kufizuara, por zemra e tij është e fortë, shpirti i bukur. Jetmiri komunikoi me emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ dhe e paraqiti si rast historinë e dhimbshme.

“Kam folur me Ermirën me mesazhe, i dhashë shprese asaj edhe vetes, që zëri im do të dëgjohet. Aty jetojnë katër fëmijë, të cilët hanë në toke. Ermira qan shpesh, fëmijët po ashtu, nuk është e lehte t’i dëgjosh vuajtjet e saj. Vetë është e sëmurë, por ajo ka hallin e fëmijëve. Ndaj ju lutem merreni parasysh këtë mesazh, unë jam me aftësi të veçanta e nuk mundem të bej me shumë se t’ju shkruaj.”-shkruante Jetmiri.

Kjo histori e trishtë dhe thirrja e Jetmirit u përcollën në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ vitin e kaluar. Falë donatorëve të shumtë, u arrit t’i dhurohej një banesë e re familjes Sala. Jetmiri i hapi derën fëmijëve dhe Ermirës me ‘rregun’ se i kishte ftuar në banesën e tij. Qe ai që i tha se shtëpia ku po rrinin, ishte e tyrja.

Fëmijët mbushen në lot dhe falë të gjithëve, ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ e arritën misionin e tyre edhe me këtë familje.

Por si janë sot vogëlushët e Ermirës? A po shkojnë në shkollë? Po Jetmira si është? ‘Shqiptarët për shqiptarët.info’ shkoi sërish në shtëpinë e familjes Sala.

Për më tepër ndiqni klipin.