Elvis Naçi shpërndan lajmin: Shpëtuam jetën e Nensit!

 Elvis Naçi shpërndan lajmin: Shpëtuam jetën e Nensit!

Elvis Naçi ka përcjellë këtë të martë lajmin e gëzueshëm se Nensi ka dalë mirë nga operimi në zemër dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi për 17 vjeçarin u soll nga Elvis Naçi e ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ falë thirrjes dëshpëruese të së ëmës së Nensit, i cili pësoi aksident dhe dëmtoi rëndë aortën. Nensi duhej të operohej me patjetër, përndryshe jeta e tij do të merrte fund. Në vështirësi ekonomike për të përballuar kostot për shpëtimin e jetës së të birit, nëna e Nensit iu drejtuar shqiptarëve, të cilët sot japin lajmin e gëzueshëm.

“Lajm i madh! Shpetuam nje Jete! ❤️

Nensi sapo ka dale nga operacioni dhe cdo gje sipas mjekeve ka shkuar shume mire. Beni lutje qe te sherohet sa me shpejt edhe Nensi t’i rikthehet shkolles. Faleminderit Zotit, bamiresve, lutesve, atyre qe e shperndane postimin. Jeni te mrekullueshem. Zoti ju bekofte!”-shkruan Elvis Naçi në rrjetin social.