“Më thoshte Fatma sa do të dhurojmë ne për Jonidën” Elvisi tregon dhurimin për jetimen

 “Më thoshte Fatma sa do të dhurojmë ne për Jonidën” Elvisi tregon dhurimin për jetimen

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” transmetuam gëzimin e Jonidës dhe familjes Ndreaj, e cila më në fund u bë me një shtëpi të re.

Ashtu si qindra shqiptarë që dhuruan për t’i buzëqeshur jetën 9 vjeçares edhe drejtuesi i emisionit tregoi se u bë pjesë e dhurimit për Jonidën. Elvis Naçi tha se në emër të familjes së tij, ai i dhuroi një sasi parash kësaj familje me jetimë, njëlloj si ata bamirës të tjerë që sollën dritë për familjen Ndreaj.

Elvisi: Jonida gëzoi shumë. Më kujtohet javës që kaloi kur shikoja mesazhet që më sillnit ju të nderuar shqiptarë edhe Fatma ishte një nga ato që më shkruante, sepse sa herë e shikonte i rridhnin lotët. Më thoshte sa do të japim ne. Ne dhuruam rreth 1 mijë euro për këtë familje.

1 milionë lekë i dhamë përmes bankës dhe rreth 200 mijë lekë të vjetra ia dhuruam kur ishim atje bashkë me Fatmën, sepse u futën në shtëpinë e re dhe kishte disa gjëra të nevojshme si ushqimi e tjera.

Ne edhe sot do të kontribuojmë dhe jemi gjithmonë nga ata që japim për fondacionin dhe nuk marrim.