Rrëfimi i nënës: Vajza 2 vjeçe ka tumor në kokë! Ju lutem, s’kam ku përplasem

 Rrëfimi i nënës: Vajza 2 vjeçe ka tumor në kokë! Ju lutem, s’kam ku përplasem

“Ka tumor cerebral në kokë…unë erdha në spital me idenë mos ishte ndonjë virozë.”

Këto janë fjalët e një nëne që përballet me një sprovë të jashtëzakonshme. Vajza e Dallëndyshes ende nuk i ka mbushur dy vjeç dhe pavarësisht se ka kryer operime në kokë, mjekët nuk kanë arritur t’i heqin plotësisht tumorin.

Elifi prej muajsh tashmë shkon e del nga spitali, ndërsa e ëma i tregon përmes emisionit shqiptarët për shqiptarët, që vajza ka sërish nevojë për ndërhyrje, por kësaj here jashtë shtetit, atje ku shpresa për jetën e të bijës është e madhe.

Nëna e Elifit: E kam futur në operim sepse ishte urgjente. Të nesërme e mora vesh që kishte patur një komplikacion. Vetëm qante, ulërinte. Të shtunën kishte temperaturë, ndërsa të dielën filloi t’i dilte uji nga koka. Për momentin u tremba shumë… bëri ndërhyrje të dytë dhe i vendosën tuba, për 5 ditë koka iu mbush me ujë.

Tani gjendja vijon e përkeqësuar. Fillojnë dhimbjet dhe shkojmë sërish në spital.

Gjyshja: Si ka mbushur akoma dy vjeç… (qan) Elifi është gjithçka. Kam nipër e mbesa të tjera por me të jam e lidhur shumë. Natë e ditë mendjen po tek ajo. Edhe në gjumë, mendjen tek ajo…

Nëna: Tumorin që ka në kokë nuk ia kanë hequr. Në Turqi jemi lidhur me një klinikë dhe na kanë thënë se duhet ta heqë sa më parë sepse do t’i marrë sytë, ecjen… do të vdesi (qan). Kanë kërkuar 20 mijë euro dhe nuk kemi mundësi ta përballojmë atë shumë. Rrogat janë shumë të vogla dhe nuk e kemi mundësinë, nuk e di sesi do ja bëjmë. Më dhemb shpirti. Kur ia çpojnë duart, mduket sikur po më vënë mua vigoënët.

Ju lutem më ndihmoni. I lutem të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që vajza të mos vdesë, nuk kam ku të përplasem tjetër.

Shqiptarët nuk e braktisën Elifin. Për të parë se çfarë ndodhi me vogëlushen, klikoni në linkun më poshtë.